Vazhdojnë stuhitë e shiut!

Vazhdojnë stuhitë e shiut!

Vazhdojnë stuhitë e shiut!

Sot dhe nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft jostabil dhe me rrebeshe lokale shiu, reshjet do të jenë më intensive në orët e pasditës dhe mbrëmjes.

Situata e pazakonshme sinoptike do të vazhdojë edhe dy ditë apo tri kurse nga e shtuna më në fund do të kemi depërtimin e masave të thata anticiklonike nga Skandinavia kur edhe do të kemi stabilizim dhe përmirësim të motit. Sidoqoftë deri atëherë moti në rajonin tonë do të jetë jashtëzakonisht jostabil dhe me rrebeshe të shpeshta dhe të fuqishme shiu, të përcjellura edhe me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Pas përmirësimit të motit që pritet nga dita e shtunë na presin disa ditë stabile dhe të mira.

Perpos ditës së sotme dhe natës së sontme edhe nesër moti do të na surprizojë me reshje të fuqishme lokale shiu me vetëtima bubullima dhe breshër vende vende, kështu që kujdes të premten apo të shtunën kur pritet stabilizim i plotë i motit dhe më në fund mund të shijojmë disa ditë të mira verore.

Meteoballkan.

Close