Nesër me rrebeshe të fuqishme shiu!

Nesër me rrebeshe të fuqishme shiu!

Nesër me rrebeshe të fuqishme shiu!

Në Kosovë nesër do të mbajë mot jashtëzakonisht jostabil dhe me rrebeshe lokale të fuqishme shiu. Rrebeshet e shiut do të përcillen edhe me vetëtima dhe bubullimë kurse vende vende ka mundësi që të ketë edhe reshje breshëri.

Në Shqipëri gjithashtu në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë do të ketë rrebeshe të fuqishme shiu të përcjellura me vetëtima, bubullimë dhe lokalisht edhe breshër.

Mot jashtëzakonisht jostabil nesër do të mbajë edhe në Maqedoni kur pasdite priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe vende vende mund të ketë edhe breshër.

Kjo vjen si pasojë e një cikloni i cili nga Deti Adriatik do të ndikojë në motin mbi vendin tonë si dhe frontit të ftohtë i cili vjen i shoqëruar në kuadër të ciklonit.

Temperaturat do të jenë të larta para reshjeve dhe kjo do të jetë një ndër arsyet se pse mund të kemi procese të bujshme atmosferike nesër në trojet tona.

Në fund vlen të theksohet se reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse!

Edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot jostabil por i nxehtë. Vende vende pasditeve do të ketë zhvillim vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë

Meteoballkan.

Close