Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.10.2018.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.10.2018.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.10.2018.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale kohore të gjata me diell. Ekzistojnë gjasa minimale për ndonjë rigë të dobët shiu.

Në Maqedoni mot i ngjashëm, me vranësira dhe intervale kohore të gjata me diell.

Në Shqipëri paradite vranët, në jug të vendit me reshje të dobëta shiu kurse pasdite priten kthjellime në tërë vendin.

Të Mërkurën paraditë me diell kurse pasdite me shtim të vranësirave si pasojë e depërtimit të një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror i cili do të sjell edhe reshje shiu dhe bore në viset malore si dhe erëra të fuqishme veriore të cilat mund të arrijnë shpejtësinë nga 50 deri në 65 ose edhe më shumë km/h. Erërat do të jenë të fuqishme gjatë kalimit të frontit por do të vazhdojnë edhe gjatë natës duke ulur gradualisht intensitetin. Gjatë natës ka gjasa që fjolla bore të ketë edhe në disa qytete të Kosovës. Mot i ngjashëm  pritet edhe në disa pjesë të Maqedonisë por reshjet do të mungojnë në Shqipëri.

Të Enjten paradite mot shumë i ftohtë dhe me erëra të ftohta veriore por gjatë ditës pritet që erërat të pushojnë dhe gjithashtu pritet edhe kthjellimi dhe stabilizimi gradual i motit.

Nga e premta priten ngritje të sërishme të temperaturave kurse në fundjavë situata sinoptike do të jetë mjaft konfuze dhe do të kemi dy sisteme gjigande ajrore të cilat do përplasen në rajonin tonë. Cikloni jashtëzakonisht i fuqishëm i cili do të krijohet në Mesdhe dhe Anticikloni gjithashtu shumë i fuqishëm i cili do të shtrihet që nga pjesa lindore e Afrikës Veriore e deri në Evropën Lindore dhe Kazakistan në Azi. Se cili sistem ajror do të "fitojë" në këtë përplasje do të varet edhe moti në trojet tona shqiptare. Kjo situatë interesante do të sqarohet nga modelet ditëve të ardhshme dhe ne do tju informojmë me kohë./Meteoballkan.

Close