Nga nesër përkeqësim gradual i motit!

Nga nesër përkeqësim gradual i motit!

Nga nesër përkeqësim gradual i motit!

Deri më sot jemi kënaqur me temperatura relativisht të nxehta vjeshtore kurse nga dita e nesërme do të kemi përkeqësim gradual dhe ulje graduale të temperaturave. Nesër drejt rajonit tonë do të vijë një front i dobësuar nga veriu i kontinentit që si pasojë do të kemi zhvillimin e vranësirave dhe fillimin e erërave veriore. Vende vende ka gjasa që të ketë edhe reshje të dobëta dhe afatshkurtëra shiu apo bore.

Pas depërtimit të frontit të dobët të ftohtë ajror në Evropën Qendrore do të kemi fuqizimin e një anticikloni i cili nuk do të lejojë që të kemi të reshura atmosferike me përjashtim të të reshurave të dobëta dhe lokale. Pas disa ditësh do të kemi depërtimin e masave më të fuqishme të ftohta ajrore nga Siberia dhe si pasojë në Detin Mesdhe do të krijohet një ciklon i fuqishëm i cili do të sjellë të reshura të fuqishme por ende nuk mund të themi nëse këto të reshura do të vijnë pikërisht në rajonin ku ne jetojmë pra ; Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Për këtë duhet pritur edhe pak derisa modelet të qartësojnë ecuritë e të reshurave atmosferike dhe pozicionin e ciklonit Mesdhetar. Nga pozicioni i ciklonit Mesdhetar do të varet tërësisht fakti se a do të kemi të reshura atmosferike apo jo. Të shpresojmë që qendra ciklonike të vendoset diku afër Detit Jon apo në jug të Detit Adriatik dhe kjo do të ishtë ideale për rajonin tonë. Na mbetet vetëm të presim edhe pak dhe të shohim ecuritë e mëtutjeshme sinoptike, kështu që ne do tju inforojmë me kohë. Një është e sigurt se temperaturat do të shënojnë ulje dhe ju rekomandojmë nxjerrjen e garderobes dimërore kurse për të reshurat eventuale atmosferike do tju informojmë në postimet tona të ardhshme./Meteoballkan.

Close