Vjen bereqeti i Zotit!

Vjen bereqeti i Zotit!

Vjen bereqeti i Zotit!

Pas një thatësie ekstreme masat ajrore të lagshta apo masat ciklonike do të shtrijnë ndikimin e tyre edhe mbi rajonin tonë duke sjellë reshje herë pas here të dendura bore dhe shiu.

Gjatë ditës së nesërme reshje të përziera priten në juglindje të Shqipërisë, varësisht nga lartësia mbidetare ku reshjet do të jenë në formë shiu respektivisht në formë dëbore. Gjatë ditës reshjet e borës pritet të fillojnë edhe në Maqedoninë perëndimore. Në mbrëmje reshjet e bores do të na bëjnë "me shnet" edhe në Kosovë.

Të dielën pritet cikloni i ri nga Deti Jon i cili do të rrugëtojë nga Greqia në drejtim të Evropës Lindore. Ky ciklon do të na sjell reshje të reja të dendura bore në Maqedoni, lindje, juglindje dhe verilindje të Shqipërisë dhe në Kosovë. Ky ciklon pas vetes do të përthith ajrin e ftohtë siberik nga Evropa lindore. Në tërë rajonin tonë do të krijohet shtresë e borës diku më trashë e diku simbolike. Vendet bregdetare do të mbesin pa reshje të mëdha deri të hënën kur do të kemi ciklonin e ri i cili do të përfshije gradualisht tërë rajonin tonë. Erërat do të ndryshojnë drejtim nga veriu dhe do të fillojnë të fryjnë erëra nga drejtimi i jugut. Kjo do të ngritë temperaturat dhe reshjet e borës do të fillojnë gradualisht të shndërrohen në reshje shiu.

Të Martën Në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni pas reshjeve të borës priten reshje të dendura shiu të cilat reshje do të zbusin substancialisht thatësinë ekstreme në rajonin tonë./Meteoballkan

Close