Në cilat vende në Dhjetor është verë?

Në cilat vende në Dhjetor është verë?

Në cilat vende në Dhjetor është verë?

Është e ftohtë. Është errësirë. Dhe dimri sapo ka filluar. Në këtë kohë të viti mendja ju shkon tek dielli dhe plazhet me rërë të bardhë.

Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit evropian dhe disa vende të tjera janë duke përjetuar temperatura të acarta, disa vende kanë fat. Si? Thjeshtë - duke qenë në anën tjetër të ekuatorit. Dhjetori për ta është ajri i tharë, temperaturat e ngrohta dhe sezoni i i verës.

Mauritius

Mauritius është një ishull tropikal (destinacion i famshëm për muajin e mjaltit) që gjendet në mes të oqeanit indian. Është mjaft nxehtë këtu dhe gjatë kësaj periudhe kohore, është moti dhe plazhet me rërë që tërheqin turistë nga e gjithë bota.

Australia

Ndërkohë që ky vend njihet se përshtatet gjithmonë me motin, në dhjetor temperatura  rrallë kalon 20 gradë edhe në qytete. Pra, nëse doni të shkoni në një vend zbavitës dhe emocionues në dhjetor, mbani mend Australinë.

Zelanda e Re

Zelanda e Re premton një temperaturë mesatare prej 25 gradë celsius gjatë gjithë muajit. Një pjesë e madhe e udhëtimit këtu ka të bëjë me eksplorimin e shumëllojshmërisë së peizazheve që ofrohen këtu - dhe kjo bëhet më mirë gjatë verës kur moti është mjaft i këndshëm.

Cape Town - Afrika Jugore

Dhjetori shënon fillimin e sezonit të verës në Cape Town, Afrikën e Jugut, dhe ditët janë të nxehta dhe me reshje të lehta dhe shumë diell. E vendosur në bregun jugor të Afrikës së Jugut, moti në Cape Town mbetet i butë gjatë gjithë vitit, por dimri mund të jetë me shi, duke e bërë muajin dhjetor dhe muajt e tjerë të verës një kohë shumë më të mirë për vizitorët që duan të ta vizitojnë këtë vend.

Imazh i ngjashëm

Close