Ngriten temperaturat, sidomos nga nesër!

Ngriten  temperaturat, sidomos nga nesër!

Ngriten temperaturat, sidomos nga nesër!

Siç shihet edhe në fotografinë kryesore rajoni ynë së bashku me Spanjën, Italinë, Francën, Turqinë etj ditëve të ardhshme do të jenë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të nxehta që vijna Oqeani Atlantik , Deti Mesdhe dhe Afrika Veriore. Kjo "valë nxehtësie" nuk do të zgjasë shumë sepse nga dita e hënë mbi rajonin tonë do të depërtojë një front i fuqishëm i ftohtë ajror i cili do tl kushtëzojë reshje të dendura shiu nëpër ultësira, reshje bore në viset kodrinore-malore si dhe reshjet e borës do të paraqiten shkurtimisht edhe në viset e ulëta në Kosovë.

Arsyeja kryesore se pse këto reshje në modele paraqiten si reshje shiu është se reshjet do të vijnë para se temperaturat e ulëta të depërtojnë dhe në këtë mënyre shumica e reshjeve të këtij sistemi parashihet të jenë reshje shiu. Nga dita e Martë do të kemi rikthimin e temperaturave të ftohta ku herë pas here mund të ketë reshje të dobëta bore. Gjatë mesjavës së ardhshme sipas ecurive aktuale pritet të mbajë mot kryesisht i thatë, i ftohtë me acar gjatë netëve dhe mëngjeseve por gjithçka do të jetë brenda kornizave normale për këtë periudhë kohore./Meteoballkan.

Close