Çfarë moti na pret nga dita e sotme?

Çfarë moti na pret nga dita e sotme?

Çfarë moti na pret nga dita e sotme?

Sot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryesisht stabil gjatë ditës dhe relativisht i nxehtë. Në mbrëmje vonë ose gjatë natës në shumë rajone të Republikës së Kosovës do të fillojnë reshje atmosferike. Nëpër ultësira do të ketë reshje të dobëta shiu apo të përziera kurse në rajonet tjera reshje bore. Reshje më intesive bore priten në viset kodrinore-malore të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së Hënë. Të Hënën reshje kryesisht të dobëta bore priten edhe në Maqedoninë perëndimore dhe në shumë pjesë të Shqipërisë lindore, verilindore dhe juglindore. Reshje herë pas here më intensive priten në viset kodrinore-malore. Do të fillojë të fryjë erë nga ana veriore e cila kohë pas kohe do të jetë e fuqishme. Temperaturat do të shënojnë ulje në të gjithë rajonin.

Të martën pritet qetësim afatshkurtër i motit kurse të mërkurën pritet të kemi depërtimin e ajrit të ftohtë Siberik nga Evropa veriore dhe lindore. Do të kemi edhe reshje bore të cilat më intensive do të jenë në viset kodrinore-malore. Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtutjeshme dhe kësaj radhe të theksuar. Fatkeqësisht ende nuk mund të themi asgjë për ultësirat e Shqipërisë se a do të ketë reshje bore apo i ftohti do të jetë i thatë. Kjo ende mbetet pikëpyetje, kurse Kosova (shumica e territorit), pjesa veriore e Malit të Zi dhe shumë pjesë të Maqedonisë do të përfitojnë reshje dëbore të cilat do të përcjellen me erëra herë pas here të fuqishme veriore.

Informcaione tjera do të kemi në postimet tona të ardhshme, sapo të marim informatat më të reja mbi ecuritë më të fundit sinoptike./Meteoballkan.

Close