Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.12.2018.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.12.2018.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.12.2018.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme dhe lokale bore. Reshje më të mëdha bore priten në viset kodrinore-malore. Do të fillojë të fryjë erë mesatare e nganjëherë e fuqishme veriore.

Në Shqipëri dhe Maqedoni nesër kryesisht thatë dhe pak më ftohtë. Në Shqipëri do të ketë erëra herë pas here të fuqishme lindore. Reshje të dobëta bore priten në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë. Gjatë mbrëmjes së vonshme reshje të dobëta bore pritën vetëm në ekstremin jugor dhe juglindor të Shqipërisë dhe disa pjesë të Kosovës. Reshje më intensive bore priten në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbinë perëndimore dhe jugperëndimore dhe veriun e Malit të Zi. Reshje të dendura bore priten gjithashtu në territorin e Greqisë në kufi me Shqipërinë.

Gjatë natës së ndërrimit të motmoteve pritet ndërprerje e të reshurave të borës edhe në ato rajone ku eventualisht do të jetë duke ra borë më përjashtim të disa rajoneve kodrinore-malore të Kosovës dhe të martën pritet stabilizim afatshkurtër i motit, megjithatë do të ketë erëra të fuqishme sidomos në Shqipëri. Në Kosovë pritet edhe dobësimi i erërave.

Nga e mërkura do të kemi fillimin e depërtimit të fronteve të fuqishme ajrore të ftohta me origjinë polare dhe detaje tjera për këtë do tju japim në postimet tona të ardhshme.Meteoballkan.

 

Close