Parashikimi i motit për Vitin e Ri dhe goditja Siberike nga 3 Janari!

Parashikimi i motit për Vitin e Ri dhe goditja Siberike nga 3 Janari!

Parashikimi i motit për Vitin e Ri dhe goditja Siberike nga 3 Janari!

Nesër në Kosovë do të fillojnë reshjet e dëborës. Reshjet pritet të jenë intensive vetëm me intervale dhe ato nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse. Më shumë reshje do të ketë në viset kodrinore-malore. Nuk duhet çuditur që disa rajone mbesin pa reshje bore. Reshje të dobëta bore priten edhe në Maqedoni dhe ekstremet veriore dhe juglindore të Shqipërisë.

Nata e ndërrimit të motmoteve do të jetë e ftohtë por kryesisht pa reshje atmosferike me ndonjë përjashtim të vogël në Kosovë ku mund të ketë fjolla bore.

Të martën do të kemi pauzë, kurse të mërkurën përsëri do të kemi reshje të herëpashershme bore. Kësaj radhe do të kemi edhe erëra të fuqishme veriore, kurse në Shqipëri do të kemi erëra të fuqishme lindore dhe verilindore. Temperaturat do të shënojnë ulje të theksuar sidomos nga e Enjta. Të mërkurën në mbrëmje dhe të entjen reshje të dendura bore priten në jug dhe juglindje të Shqipërisë.Reshje bore priten edhe në qendër, lindje, verilindje dhe veri të vendit. Nuk përjashtohet mundësia që reshjet e bores të paraqiten edhe në rajonet bregdetare të Shqipërisë sidomos në jug dhe jugperëndim. Reshjet më të pakta sipas ecurive aktuale priten në perëndim dhe veriperëndim të Shqipërisë. Reshje të herëpashershme bore gjatë të enjtes priten edhe në Kosovë dhe Maqedoni.

Reshjet më të fuqishme të borës do të jenë në Greqi dhe Turqi ku pritet që këto dy vende të paralizohen nga reshjet e mëdha të borës.

Siç theksuam edhe më lartë temperaturat nga e mërkura në mbrëmje dhe e enjta do të shënojnë ulje të theksuar si pasojë e depërtimit të masave ajrore të acarta Siberike. Ndjesia subjektive e të ftohtit do të jetë e madhe për shkak të erërave të fuqishme veriore në Kosovë dhe Maqedoni dhe verilindore dhe lindore në Shqipëri.

Pra, i tërë rajoni ynë do të goditet nga vala e ftohtë Siberike, kurse reshjet e borës nuk do të jenë gjithëpërfshirëse. Reshjet e borës do të jenë të herëpashershme dhe me intervale kohore. Meteoballkan.

Close