Shqipëria duhet të përgatitet për reshje të fuqishme bore javën e ardhshme!

Shqipëria duhet të përgatitet për reshje të fuqishme bore javën e ardhshme!

Shqipëria duhet të përgatitet për reshje të fuqishme bore javën e ardhshme!

Nga 3 Janari e tutje në rajonin tonë do të depërtojnë masa të fuqishme ajrore të ftohta me origjinë polare. Si pasojë afër Detit Jon do të krijohet një ciklon i fuqishëm i cili do ti sjellë reshje të dendura bore Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Ky ciklon do të sjellë reshje bore edhe në Kosovë por me intesitet më të dobët. Pasi që ajri i ftohtë Siberik është substancial reshje bore priten në shumë rajone të Shqipërisë ku bora është fenomen pak më i rrallë. Nuk mund të sigurojmë se borë do të ketë në çdo cep të Shqipërisë, por duhet ditur se Shqipëria kontinetale do të paralizohet nga reshjet e mëdha të borës dhe stuhitë dimërore. Kjo vlenë për shumicën e territorit të Republikës së Shqipërisë.

Reshje bore mund të ketë edhe në Bregdetin Shqiptar, sidomos në jug dhe jugperëndim të vendit. Nuk mund të përcaktojmë me saktësi milimetrike se cilat rajone bregdetare do të përfitojnë reshje bore por gjykuar sipas ecurive aktuale veriperëndimi dhe perëndimi kanë më pak gjasa edhe pse nuk përjashtohet mundësia.

Dimri do të pushtojë edhe Republikën e Kosovës me erëra të fuqishme veriore dhe ulje të theksuar të temperaturave. Reshjet e borës në Kosovë do të jenë më të fuqishme në viset kodrinore malore.

Close