Moti që na pret nga dita e sotme

Moti që na pret nga dita e sotme

Moti që na pret nga dita e sotme

Sot  në rajonin tonë do të depërtojë fronti i ftohtë ajror nga veriu i kontinentit, në kuadër të ciklonit të fuqishëm me qendër në lindje të Evropës. Pas depërtimit të frontit të ftohtë afër Detit Jon do të krijohet një ciklogjenezë e cila do të shkaktojë destabilizim të fuqishëm të motit në tërë rajonin tonë.

Në Kosovë sot do fillojnë reshjet e borës, por reshjet do të jenë kryesisht të dobëta dhe kalimtare, kurse në Shqipëri nga mbrëmja do të fillojnë reshjet e shiut dhe borës. Reshjet më të pakta do ti ketë perëndimi dhe veriperëndimi i Shqipërisë me tendencë nga qendra, kurse reshjet më të dendura të borës do të jenë në jug dhe juglindje të Shqipërisë si dhe në viset kodrinore-malore. Reshje bore priten edhe në lindje dhe veri të Shqipërisë. Reshjet e borës do të paraqiten edhe në shumë rajone të Shqipërisë ku bora është fenomen më i rallë duke përfshirë edhe bregdetin posacërisht në jug dhe ndoshta edhe në jugperëndim.

Në Kosovë gjatë mbrëmjes dhe natën do të kemi fuqizim të erërave të akullta veriore si dhe rifillim të të reshurave kryesisht të dobëta të borës. Reshje pak më intesive në Kosovë priten në viset kodrinore-malore.

Reshjet e borës në mbrëmje dhe gjatë natës do të fillojnë edhe në Maqedoni kur pritet edhe krijimi i shtresave të borës.

Të Enjten në tërë rajonin tonë mot jashtëzakonisht i ftohtë, vende-vende me reshje bore dhe furtuna dimërore posacërisht në viset kodrinore-malore. I tërë rajoni do të përfshihet nga temperaturat Siberike dhe erëra të ftohta veriore dhe lindore, por reshje bore nuk do të ketë çdokund. Gjatë të enjtes në Shqipëri reshjet do të ndëpriten dhe do të përqëndrohen kryesisht në juglindje të vendit./Meteoballkan.

Close