Reshjet e borës i afrohen Kosovës!

Reshjet e borës i afrohen Kosovës!

Reshjet e borës i afrohen Kosovës!

Bosnën dhe Hercegovinen, veriun e Malit të Zi dhe Serbinë jugperëndimore e kanë përfshirë reshjet vende-vende të dendura të borës. Ky sistem është duke u afruar në drejtim të Kosovës dhe do të kushtezojë edhe reshje kalimtare por vende-vende të dendura bore. Pra gjatë orëve të ardhshme në Republikën e Kosovës pritet të fillojnë reshjet borës. Reshjet vende-vende do të jenë të dendura dhe mjaft dekorative, megjithatë ato nuk pritet të zgjasin shumë duke u ulur në intensitet.

Gjatë mbrëmjes dhe natës do të fillojë depërtimi i acarit Siberik dhe do të fuqizohen erërat e akullta veriore. Kjo do të shënojë hyrjen në një periudhë jashtëzakonisht të ftohtë kohore. Reshje intensive bore priten në jug dhe juglindje të Shqipërisë. Reshje bore do të ketë edhe në lindje dhe veri, ndërsa pjesërisht edhe në qendër të Shqipërisë. Reshjet e borës do të paraqitën në shumë rajone ku reshjet e borës janë fenomen i rrallë. Pas ndërprerjes së të reshurave pritet depërtimi i acarit Siberik deri në thellësi të Bregdetit Shqiptar. Acari Siberik do të depërtojë edhe në Itali duke shkaktuar reshje të dendura bore në brigjet e Italisë. Reshjet e borës do të përfshijnë edhe Maqedoninë, dhe ato gjithsesi do të rinisin edhe në Kosovë. Pra gjatë ditëve të ardhshme në Kosovë mot shumë i ftohtë, me reshje të herëpashershme bore dhe me erëra të fuqishme dhe të akullta veriore./Meteoballkan

Close