Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.01.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.01.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.01.2019.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje të dendura bore. Do të jetë kjo stuhia e parë serioze dimërore me reshje të dendura bore në Kosovë këtë sezonë. Temperaturat do të ngriten pak në krahasim me natën që lam pas. Në mbrëmje vonë pritet ulja e intensitetit të reshjeve.

Edhe në Shqipëri nesër me reshje mjaft të dendura atmosferike. Në pjesët bregdetare dhe Ultësirën perëndimore priten reshje të dendura shiu dhe lokalisht edhe stuhi të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë, kurse në rajonet tjera priten reshje të dendura bore apo stuhi dëbore.

Nesër stuhi dhe reshje të dendura bore do të ketë edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Të Enjtën mot i ngjashëm, por në shumë pjesë të Shqipërisë reshjet do të ndërpritën përkohësisht, për të filluar përsëri lokalisht dhe kohë pas kohe. Në Kosovë gjatë tërë ditës së enjte me reshje bore të intensitetit të ndryshëm, por pasdite apo gjatë orëve të mbrëmjes priten përsëri reshje të dendura bore. Në Maqedoni priten reshje, kohë pas kohe mjaft të dendura bore.

Nga e Premta reshjet do të pushojnë gradualisht dhe pritet mot kryesisht i thatë, i vranët dhe i ftohtë, por jo ekstremisht i ftohtë.

Gjithsesi informacione tjera në postimet tona të ardhshme në meteoballka.com./Meteoballkan

Close