Çfarë na thotë sonte modeli "ECMWF"?

Çfarë na thotë sonte modeli "ECMWF"?

Çfarë na thotë sonte modeli “ECMWF”?

Kjo situatë sinoptike të cilën e parasheh sonte modeli më i saktë në glob ECMWF për datat 24, 25 , 26 Janar do të thotë një kaos total dimëror në rajonin tonë. Bllokadat totale anticiklonike që nga Azoret, pastaj bashkimi me Anticiklonin e fuqishëm mbi Skandinavi dhe Siberi përfaqëdojnë një bllokadë totale anticiklonike për masat ajrore që pengojnë dimrin në rajonin tonë. Në anën tjetër kemi Mesdheun e aktivizuar ekstrem me ciklone të fuqishme që depërtojnë në drejtim të rajonit tonë. Kjo është një situatë sinoptike ku dimri godet jashtëzakonisht fuqishëm tek ne. Anticikloni Siberik dhe Skandinav do të dërgonin në drejtim të rajonit tonë ajrin e ftohtë vazhdimisht dhe në këtë mënyrë lagështia e Mesdheut do të reagonte me ciklone të fuqishme dhe me reshje të dendura bore.

Kjo situatë vjen si pasojë e fenomenit meteorologjik "Ngrohjes së Menjëhershme të Stratosferës" (Sudden Stratospheric Warming). Sinqerisht ne dëshirojmë që ECMWF në ditët e ardhshme ti "zbut" pak analizat e saj sepse përndryshe kjo do të ishte një goditje jashtëzakonisht e fuqishme dimërore.

SQARIM : Ju lutemi që këtë informacion ta merni me rezerva sepse ndryshime do të ketë gjithsesi por se në çfarë mase do të ketë ndryshime ju njoftojmë ditëve në vazhdim. Siq e dini parashikimet afatgjata janë më pak të besueshme dhe urojmë të jetë ashtu kësaj radhe./Meteoballkan

Close