Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.01.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.01.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.01.2019.)

Nesër në Kosovë pas një mëngjesi të ftohtë, gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxehtë. Nëpër disa lugina ka mundësi që të ketë mjegull.

Edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi nesër mot kryesisht me diell dhe i nxehtë në krahasim me ditët që lamë pas. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes në disa rajone të Shqipërisë afër bregdetit mund të ketë shtim të vranësirave dhe riga të dobëta shiu.

Nga dita e Premte do të kemi shtim të vranësirave në tërë rajonin tonë, kurse priten edhe reshje shiu dhe bore. Në viset e ulëta të Shqipërisë priten reshje shiu, kurse në Kosovë mund të kemi reshje të përzera shiu dhe bore por të cilat mund të shndërrohen në reshje shiu, ndërsa në viset pak më të larta dhe viset kodrinore-malore do të ketë vetëm reshje bore. Reshjet nuk priten të jenë intensive me përjashtim të disa rajone bregdetare shqiptare dhe bregdetit të Malit të Zi.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe në fundjavë, me vranësira dhe reshje të herëpashershme atmosferike me intesitet kryesisht të dobët dhe mesatar./Meteoballkan

Close