Gjendja më e re sinoptike në rajonin tonë!

Gjendja më e re sinoptike në rajonin tonë!

Gjendja më e re sinoptike në rajonin tonë!

Sot në rajonin tonë po mbanë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta. Reshje lokale shiu dhe bore ka në disa lokalitete të cilat janë të izoluara. Gjatë ditëve të ardhshme ashtu siç kemi paralajmëruar në Mesdhe do të shtohen "aktivitetet ciklonike". Si pasojë e depërtimit të ajrit të ftohtë dhe jostabil nga veriu në drejtim të Mesdheut, në Mesdhe do të krijohen një seri ciklonesh të fuqishme të cilat herë pas here do të na sjellin reshje atmosferike.

Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes asaj që kemi shkruar edhe më herët, pra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të kemi kryesisht reshje shiu në ultësira dhe bore në viset kodrinore-malore. Reshjet do të jenë më intensive në Shqipëri dhe se ne do të jemi nën ndikimin e rrymave relativisht të nxehta ajrore nga jugu. Në aneën tjetër që nga veriu i Malit të Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe pjesë të Serbise do të ketë kryesisht reshje të dendura bore, sepse këto rajone do të kenë rrymime të ftohta ajrore nga veriu. Në tërë Bregdetin Adriatik herë pas here priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe erëra të fuqishme, herë jugore e herë veriore. Reshjet më të pakta si zakonisht priten në Kosovë për momentin por ato nuk do të mungojnë. Gjatë mesjavës apo pjesës tjetër të javës së ardhshme edhe Kosova do të hyjë gradualisht nën ndikimin e rrymave ajrore  më të ftohta nga veriu të cilat në kombinim me Ciklonin e fuqishëm Mesdhetar do të shkaktojnë reshje të dendura bore.

Për sasinë e reshje ende është herët të japim ndonjë vlerësim të saktë, sepse në Mesdhe do të kemi ciklone shumë të fuqishme dhe çdo ndryshim sado i vogël i pozitës dhe rrugëtimit të ciklonit ndryshon automatikisht edhe sasinë e reshjeve atmosferike.

Close