Pse ngjyra e kaltër është e rrallë në natyrë

Pse ngjyra e kaltër është e rrallë në natyrë

Pse ngjyra e kaltër është e rrallë në natyrë

Ngjyra më e preferuar në botë është ajo e kaltër. Sipas një sondazhi të YouGov, pothuajse të gjitha vendet në planet e rendisin si të tillë.

Për me tepër, ngjyra e kaltër ka frymëzuar dhe integruar shkencëtarët dhe artistët, Blue Period e Picasso, për shekuj me radhë. Si edhe është zgjidhje për çdo gjë, nga ngjyra e shtëpisë deri tek xhinset e kaltër që mund ti kemi veshur këtë moment.

Megjithatë, ngjyra e kaltër është shumë e rrallë në natyrë.

Kafshët vijnë nga një shumëllojshmëri ngjyrash, por sa prej tyre janë në të vërtetë të kaltër?

Mund të përmendim balenën e kaltër, e cila nuk është me të vërtetë e gjitha me këtë ngjyrë. Gjithashtu ekzistojnë edhe krijesa me ngjyrë të kaltër si flutura, bretkosa dhe papagallët.

Por pse ngjyra e kaltër është e pazakontë? Shumica e pigmenteve që kafshët shfaqin në gëzofin, lëkurën ose pendët e tyre janë të lidhura me ushqimin që konsumojnë.

Por ndërsa pigmente si ngjyra e kuqe, kafe, portokalli apo e verdhë vinë nga ushqimi që kafshët hanë, kjo nuk ndodh me ngjyrën e kaltër. Në fakt ngjyra e kaltër që shohim nuk është aspak një pigment.

Kur e kaltërta shfaqet në natyrë, kjo lidhet me arsye të tjera. Tek shumë kafshë, ngjyra e kaltër vjen për shkak të strukturës së molekulave dhe mënyrës se si ata reflektojnë dritën./oranews

Close