Nesër reshje të dobëta bore!

Nesër reshje të dobëta bore!

Nesër reshje të dobëta bore!

Cikloni i fuqishëm i cili tani ndodhet në jug të Italisë është duke shkaktuar reshje dhe rrebeshe të fuqishme shiu në Italinë Jugore gjegjësisht në Sicili. Ky ciklon është i "pajisur" me lagështi të madhe, megjithatë në rrugëtim drejt Greqisë dhe Turqisë nuk do të kap Shqipërinë dhe Kosovën me tërë forcën e tij. Por, diçka pritet nesër sidomos në Kosovë ku do të kemi reshje lokale të dobëta dhe mesatare bore.Nëpër ultësirat e Dukagjinit kryesisht reshje të dobëta shiu apo reshje të përziera. Reshjet e borës nuk do të jenë gjithëpërfshirëse dhe nuk do të jenë intensive. Reshje të dobëta bore priten edhe në perëndim të Maqedonisë dhe ekstremin lindor të Shqipërisë. Reshje pak më intensive priten në viset-kodrinore malore por asgjë e rëndësishme përpos erërave mesatare dhe të ftohta veriore dhe verilindore.

Përndryshe, cikloni në rrugëtim drejtë Greqisë dhe Turqisë do të shkaktojë reshje të fuqishme shiu dhe bore në viset malore këtyre dy vendeve. Në Greqi dhe Turqi përpos stuhive dimërore në viset malore priten edhe stuhi të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë si dhe reshje mjaft të dendura shiu ku si pasojë mund të ketë edhe vërshime lokale./Meteoballkan

Close