Ndjesia subjektive e të ftohtit..!

Ndjesia subjektive e të ftohtit..!

Ndjesia subjektive e të ftohtit..!

Edhe pse temperaturat sot nuk janë në minus nëse dalim jashtë vërehet se është shumë ftohtë për shkak të erërave të ftohta veriore. Kjo dmth. që është më nxehtë në realitet se që duket. Kjo në tërminologjinë meteorologjike quhet ndjesi subjektive atë të ftohti apo "Windchill" në gjuhën angleze. Temperaturat gjatë orëve të ardhshme do të vazhdojnë të ulën por nuk pritet asgjë ekstreme, gjithashtu edhe ndjesia subjektive e të ftohtit do të forcohet sepse do të kemi vazhdimisht erëra të ftohta mesatare veriore dhe verilindore.

Siç shihet në foton kryesore gjatë natës ndjesia subjektive e të ftohtit do të variojë  rreth minus 3  apo 4 gradë celsius, kurse në viset malore deri në minus 9 gradë celsius, kurse në realitet temperaturat do të jenë më të larta. Sidoqoftë vazhdon një dimër normal por kësaj radhe pa të reshura domethënëse atmosferik dhe kështu do të jetë edhe një apo dy ditët e ardhshme, pastaj do të kemi ngritje të temperaturave, kurse rikthimin e vërtetë të dimrit mund ta kemi nga data 12 ose 13 Shkurt dhe shenjat për këtë tani janë mjaft serioze.

Informacione tjera në postimet tona të ardhshme në Meteoballkan.com./Meteoballkan

Close