Para 42 vitesh, stuhia që bllokoi Nju Jorkun si asnjëherë më parë

Para 42 vitesh, stuhia që bllokoi Nju Jorkun si asnjëherë më parë

Para 42 vitesh, stuhia që bllokoi Nju Jorkun si asnjëherë më parë

Një reshje e pazakontë e borës nuk pushoi në pjesën lindore të bregdetit amerikan nga 28 janari deri 1 shkurt 1977.  Prej qyteteve më të prekura ishte Nju Jorku. Si pasojë vdiqën 29 persona, kurse dëmet ekonomike llogariteshin në 220 milion dollarë.

Bora filloi mëngjesin e 28 janarit, kurse gjatë natës lartësia e borës nëpër shtigje malore arriti në pesë metra. Në disa pjesë të liqenit Eries bora arriti deri në tetë metra, kurse në Nju Jork dhe rrethinë dy deri tre metra, duke e pasur thuajse të pamundur pastrimin e gjithë rrugëve.

Mijëra banorë mbetën të ngujuar në automjetet e tyre. Insfrastruktura kollapsoi, kurse autoritetet ndaluan udhëtimet me automjete.

Vetëm në 2 shkurt stuhia do përfundonte. Rrugët kryesore u pastruan. Ndërsa në 11 shkurt Nju Jorku hoqi ndalesën për udhëtime me automjete dhe në 14 shkurt u hapën shkollat.

Close