Bota përjetoi një nga vitet më të ngrohta në histori

Bota përjetoi një nga vitet më të ngrohta në histori

Bota përjetoi një nga vitet më të ngrohta në histori

Viti i kaluar ishte viti i katërt më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, sipas Administrimit Kombëtar Oqeanik dhe Atmosferik dhe NASA-s, që do të thotë se pesë vitet e fundit kanë qenë pesë vitet më të ngrohta në historinë moderne, shkruan CNN, njofton MeteoBallkan.

NOAA dhe NASA diskutuan mbi temperaturat dhe klimën globale të 2018 në një konferencë të përbashkët të shtypit të mërkurën; të dy agjencitë mbajnë të dhëna të pavarura që datojnë nga viti 1880 për të monitoruar temperaturat rreth globit. Njoftimi u vonua disa javë për shkak të mbylljes së qeverisë. Tetëmbëdhjetë nga 19 vitet më të nxehta kanë ndodhur që nga viti 2001.

Global average temperature anomaly for 2018, from NOAA. Warmer colors indicate temperatures above average, while cooler colors indicate below average temperatures.

"2018 është përsëri një vit jashtëzakonisht i ngrohtë në krye të një trendi afatgjatë të ngrohjes globale", sipas Gavin Schmidt, drejtor i Institutit Goddard të NASA për Studime Hapësinore. Temperatura mesatare globale është rritur rreth 2 gradë, ose pak më shumë se 1 gradë Celsius, që nga viti 1880. Kjo na vë më shumë se dy të tretat e rrugës deri në kufirin e ngrohjes prej 1.5 gradë Celsius që ishte vendosur në marrëveshjen e klimës së Parisit.

"Kjo ngrohje është nxitur në masë të madhe nga emetimet e rritura në atmosferë të  dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjera të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore," tha Schmidt.

Nxehtësia ekstreme u pa në pjesën më të madhe të Evropës në vitin 2018, ku temperaturat e verës ishin - mbi 32 gradë Celsius - deri në Rrethin Arktik.

Rajonet polare ndiejnë nxehtësinë

Temperaturat vazhdojnë të rriten me ritëm të shpejtë  edhe në rajonet polare, ku alarmi i shkrirjes së akullit u dha edhe një herë në vitin 2018.

Vitin e kaluar pamë gjithashtu shkrirjen e asaj që besohet të jetë një nga akullnajat më të vjetra në Arktik, në veri të Grenlandës - që shkencëtarët besonin se do të ishte "bastioni i fundit" që do të shkrihej nga ndryshimet klimatike. Përveç humbjes së akullit të detit, akulli vazhdon të shkrihet në Grenlandë dhe Antarktik, sipas Schmidt. Humbja e masës së akullit nga këto "bastione" të rëndësishme të akullit kontribuon ndjeshëm në rritjen e nivelit të detit. /Meteoballkan.com

 

Close