Çfarë moti na pret nga sot?

Çfarë moti na pret nga sot?

Çfarë moti na pret nga sot?

Sot në tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot me vranësira por pa reshje atmosferike. Nga dita e sotme rajoni ynë do të ndikohet nga masat ajrore të thata anticiklonike. Do të jetë relativisht ftohtë.

Mot i ngjashëm na pret edhe disa ditë të tjera, me vranësira, intervale kohore me diell, kurse në fundjavë do të kemi depërtimin e masave ajrore më të nxehta nga Mesdheu. Mirëpo, edhe kjo episodë e ajrit të nxehtë nuk do të zgjasë shumë sepse nga dita e hënë vonë në mbrëmje do të kemi depërtimin gradual të frontit të fuqishëm të ftohtë ajror i cili do të na sjellë reshje shiu dhe bore.

Përderisa ende jemi në gjysmë të dimrit gjatë javës së ardhshme do të kemi ulje të temperaturave por, a do të kemi reshje bore ende është shumë herët për informacione të sakta./Meteoballkan

Close