Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.02.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.02.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.02.2019.)

Nga nesër në tërë rajonin tonë pritet përmirësim afatshkurtër i motit ku do të dominojnë rrezet e diellit por edhe vranësira kalimtare të herëpashershme.

Në Kosovë nesër mot kryesisht stabil me vrnësira kalimtare por edhe me intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale. Ngjashëm do të jetë edhe në Shqipëri. Maqedoni dhe Mal të Zi.

Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndryshim i madh i motit, kurse ditëve të fundjavës priten ngritje të mëtutjeshme të temperaturave, ku disa rajone do të përjetojnë temperatura pranverore. Të hënën do të fillojnë të fryjnë erëra mesatare deri të fuqishme jugperëndimore të cilat erëra do të jenë paralajmërim për përkeqësimin e motit në mbrëmjen e së hënës. Pra, mbrëmjen e së hënës priten reshje të dendura shiu, kurse në viset malore reshje të dendura bore. Në viset bregdetare priten edhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ky front i fuqishëm do të shënojë fillimin e rikthimit të temperaturave dimërore në rajonin tonë.

Detaje tjera ditëve të ardhshme./Meteoballkan

Close