Rikthehet dimri...!

Rikthehet dimri...!

Rikthehet dimri…!

Fjalën e kemi për javën e ardhshme, por fillimisht do të kemi ngritje graduale të temperaturave nga dita e nesërme, kurse të dielën dhe të hënën do të ketë ngritje të mëtutjeshme të temperaturave të cilat do të jenë pothujase pranverore.

Të hënën në mbrëmje pritet të depërtojë nje front i fuqishëm i ftohtë ajror nga veriu i cili do të na sjellë reshje të dendura shiu, ndërsa në viset malore reshje të dendura bore. Pas kalimit të frontit do të kemi ulje të theksuara të temperaturave dhe kjo do të jetë një hyrje në goditjen e ardhshme dimërore. Gjatë kësaj periudhe në Skandinavi, Britani e deri te Azoret do të krijohet një bllok anticiklonik i cili do të "ndalë" Atlantikun apo masat ajrore nga Atlantiku dhe si pasojë në drejtim të rajonit tonë do të fillojnë të depërtojnë masa të ftohta ajrore me origjinë nga Siberia nga Evropa lindore dhe verilindore.

Gjatë javës së ardhshme pas depërtimit të masave të ftohta ajrore nga Siberia në Mesdhe do të kemi krijimin e një cikloni i cili potencialisht mund të na sjellë reshje të dendura bore.

Sidoqoftë, për detaje është herët të flasim por një është pothujase e sigurtë e kjo është ajri i ftohtë Siberik. Për reshjet eventuale dhe sasinë e tyre do të ju informojmë ditëve të ardhshme. /Meteoballkan

Close