Qyteti që përjetoi ditën më të ftohtë në 112 vitet e fundit

Qyteti që përjetoi ditën më të ftohtë në 112 vitet e fundit

Qyteti që përjetoi ditën më të ftohtë në 112 vitet e fundit

Saskatoon, qytet në Kanada theu një rekord 112 vjeçar më 6 shkurt, kur temperaturat ranë në - 42.6 C, sipas Byrosë Meteorologjike në Kanada.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin  1907  kur temperaturat ranë në -41.7 C.

Autoritetet përgjegjëse në Kanada lëshuan një paralajmërim për të ftohtë ekstrem të mërkurën, duke bërë që njerëzit të mbyllen në shtëpi për tu mbrojtur nga temperaturat e ulëta.

Shumë fluturime u anuluan dhe komunikacioni pësoi kolaps ndërkohë që meteorologët paralajmëruan se i ftohti do të zgjasë deri të premten në mëngjes kur temperaturat pritet të shënojnë rritje graduale.

Saskatoon është qyteti më i madh në provincën kanadeze të Saskatchewan.

Ditëve të fundit pjesë të Amerikës dhe Kanadasë janë përfshirë nga temperatura ekstreme të të ftohtit si pasojë e të cilit edhe shumë persona kanë humbur jetën.

Close