Gjendja aktuale sinoptike...!

Gjendja aktuale sinoptike...!

Gjendja aktuale sinoptike…!

Aktualisht rajoni ynë gjendet nën ndikimin e masave ajrore stabile anticiklonike si dhe masave ajrore pak më të nxehta që vijnë nga Mesdheu dhe Afrika Veriore. Ngjashëm do të jetë edhe nesër vetëm se nesër do të kemi erëra jugperëndimore dhe mund të kemi edhe shtim gradual të vranësirave, kurse pasnesër pritet përkeqësim i motit.

Të hënën nga veriu i Kontinentit do të kemi depërtimin e një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror i cili do të na sjellë reshje të dendura shiu fillimisht, në viset malore reshje të dendura bore. Reshjet e shiut në Kosovë do të fillojnë diku pasdite, kurse me uljen e temperaturave ato do të shndërrohen në reshje bore kah mbrëmja. Vende-vende priten reshje të dendura bore si dhe erëra mesatare deri të fuqishme veriore. Reshjet më të dendura priten në viset kodrinore-malore, kurse reshjet e borës nuk do të mungojnë edhe në shumë qytete të Republikës së Kosovës.

Edhe në Shqipëri priten reshje shiu, kurse në bregdet stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet më të fuqishme priten në veri dhe veriperëndim të vendit. Nga e marta në Kosovë mot dimëror me erëra të ftohta veriore dhe reshje të herëpashershme dhe lokale bore.

Informacione dhe detaje tjera në postimet tona të ardhshme./Meteoballkan

Close