Goditja e ardhshme dimërore...!

Goditja e ardhshme dimërore...!

Goditja e ardhshme dimërore…!

Të hënën në mbrëmje do të kemi depërtimin e frontit të fuqishëm të ftohtë ajror direkt nga veriu i kontinentit. Ky front do të jetë i pasur edhe më lagështirë kështu që do të na sjellë edhe reshje atmosferike. Në fillim reshjet do të jenë në formë shiu kurse me uljen e temperaturave priten edhe reshje të dendura bore. Në shumë rajone pritet edhe krijimi i shtresave të borës me përjashtim ndoshta të disa viseve në Dukagjin. Gjatë natës mes së hënës dhe të martës në shumë pjesë të Kosovës, në disa pjesë të Maqedonisë dhe në ekstremet lindore, verilindore dhe veriore të Shqipërisë priten reshje bore. Reshje të dendura bore priten në viset kodrinore-malore të cilat reshje do të përcjellen me erëra të fuqishme veriore. Herë pas here dhe lokalisht reshje të dendura bore priten edhe në shumë qytete të Republikës së Kosovës. Nga e marta ulje e ndjeshme e temperaturave, kurse ndjesia subjektive e të ftohtit do të jetë e madhe për shkak të erërave mesatarisht të fuqishme veriore./Meteoballkan

Close