Moti për dy ditët e vikendit

Moti për dy ditët e vikendit

Moti për dy ditët e vikendit

Sot në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni do të mbajë mot me vranësira kalimtare dhe intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale në tërë rajonin tonë, përpos në ato rajone ku evntualisht mund të ketë mjegull.

Nesër ditë edhe më e mirë dhe me ngritje të mëtujeshme të temperaturave. Do të kemi edhe shumë rreze dielli në tërë rajonin tonë.

Të hënën sidomos në mbrëmje pritet destabilizim i fuqishëm i motit, fillimisht me reshje të dendura shiu, kurse lokalisht mund të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës mes së hënës dhe të martës reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore në shumë pjesë të Republikës së Kosovës. Fronti do të jetë i fuqishëm dhe gjatë kalimit të frontit mund të kemi edhe erëra të fuqishme veriore. Para frontit do të kemi erëra jugpeërndimore, kurse gjatë dhe pas kalimit të frontit do të fillojnë erëra të fuqishme dhe të ftohta veriore të cilat do të ulin temperaturat në mënyrë të ndjeshme./Meteoballkan

Close