Nga nesër destabilizim i motit!

Nga nesër destabilizim i motit!

Nga nesër destabilizim i motit!

Moti i mirë i cili po mban këtyre ditëve nuk do të zgjasë shumë dhe kjo pritet të përfundojë që nesër. Nga nesër në tërë rajonin tonë pritet destabilizim i fuqishëm i motit si rezultat i depërtimit të frontit të fuqishëm të ftohtë ajror nga veriu i Kontinetit. Fillimisht do të kemi erëra jugore dhe jugperëndimore të cilat vende-vende do të jenë të fuqishme, pastaj nga mbrëmja e nesërme do të kemi erëra të fuqishme veriore të cilat do të shënojnë hyrjen në një periudhë mjaft të ftohtë të dimrit.

Nuk do të mungojnë as reshjet e borës por ajo çka do të karakterizojë këtë valë dimërore do të jenë erërat e ftohta dhe ndjesia e fortë subjektive e të ftohtit.

Fillimisht do të kemi reshje shiu kurse në mbrëmje vonë apo dhe gjatë mesnatës së nesërme do të kemi reshje të dendura bore në shumë pjesë të Republikës së Kosovës si dhe në pjesët veriore, lindore, verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Gjithashtu reshje bore por me intensitet pak më të ulët do të ketë edhe në disa pjesë të Maqedonisë.

Gjatë natës dhe orëve të mëngjesit të së martës reshjet do të ulen në intensitet dhe ato do të vazhdojnë vende-vende, pra si reshje lokale dhe të herëpashershme, por do të kemi ulje të theksuara të temperaturave dhe erëra të ftohta veriore./Meteoballkan

Close