Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.02.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.02.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.02.2019.)

Sonte gjatë natës në Kosovë do të ketë reshje të herëpashershme të dendura bore, kurse në orët e hershme të mëngjesit reshjet do të ulin intensitetin. Do të fryjnë erëra mesatare, kurse vende-vende të fuqishme veriore dhe veriperëndimore si dhe do të kemi ulje të theksuar të temperaturave. Nesër në Kosovë ftohtë, me reshje lokale bore në shumë pjesë të Kosovës, kurse në disa pjesë të Dukagjinit nuk do të ketë reshje. Do të jetë mjaft ftohtë sidomos krahasuar me ditët që lamë pas.

Në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi nesër mot kryesisht i thatë dhe i ftohtë krahasuar me ditët që lamë pas. Vetëm në veri të Malit të Zi priten reshje bore. Erërat do të vazhdojnë të fryjnë të ftohta nga veriu.

Edhe ditëve të ardhshme në rajonin tonë pritet mot kryesisht dimëror, me erëra të ftohta veriore dhe në disa pjesë të Kosovës me reshje të herëpashershme bore. Reshjet nuk do të jenë të intensitetit të lartë. Netët do të jenë mjaft të ftohta dhe me acar por nuk pritet asgjë ekstreme. Ndjesia subjektive e të ftohti do të jetë e madhe për shkakë të erërave të ftohta veriore.

Sipas ecurive aktuale përmirësim i motit pritet tek kah fundjava. Informacione tjera sa iu përket temperaturave dhe tjera detaje në postimet tona të ardhshme./Meteoballkan

Close