Moti për sot dhe ditët e tjera të javës

Moti për sot dhe ditët e tjera të javës

Moti për sot dhe ditët e tjera të javës

Sot në Kosovë do të mbajë mot jostabil, fillimisht me erëra jugperëndimore të cilat në orët e mbrëmjes do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta veriore. Reshjet do të fillojnë pasdite në formë shiu kurse në orët e mbrëmjes do të shndërrohen në reshje bore. Në disa momente reshjet e borës do të jenë mjaft të dendura, kurse gjatë natës intensiteti i reshjeve do të vije duke u zvogluar.

Edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi  pritet destabilizim e fuqishëm i motit. Në bregdet dhe veriun e Shqipërisë me tendencë nga qendra priten rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset kodrinore-malore në veri, verilindje,lindje dhe juglindje do të ketë edhe reshje bore. Në Maqedoni pasdite vonë fillimisht reshje shiu kurse gjatë natës në perëndim të vendit priten edhe reshje afatshkurtëra bore. Reshjet të dendura bore priten në veri të Malit të Zi, kurse në jug stuhi me bubullima.

Të martën pritet që reshjet të ndërpritën përpos në Kosovë ku herë pas here do të ketë reshje lokale bore posaqërisht në viset kodrinore-malore. Temperaturat do të vijnë duke u ulur.

Po ashtu edhe të Mërkurën me reshje lokale dhe të herëpashershme bore dhe erëra të ftohta veriore.

Pra, na pret një javë mjaft e ftohtë me erëra të ftohta veriore si dhe vende-vende edhe me reshje bore./Meteoballkan

Close