Paralajmërim...!

Paralajmërim...!

Paralajmërim…!

Sot gjatë orëve të mbrëmjes pritet përkeqësim "dramatik" i motit ku do të kemi reshje të dendura shiu, erëra të fuqishme dhe pastaj reshje të dendura bore. Ashtu siç kemi thënë edhe në postimet tona paraprake sonte pritet depërtimi i frontit të fuqishëm të ftohtë ajror nga veriu i Kontinentit. Asesi nuk duhet pasur frikë por kujdesi asnjëherë nuk është i tepërt, megjithatë duhet pasur parasysh se gjatë dhe pas kalimit të frontit do të kemi erëra mjaft të fuqishme veriore dhe veriperëndimore.

Në disa rajone erërat do të arrijnë shpejtësinë nga 50 deri 70 km-h e lokalisht në momentin e frontit edhe pak më shumë. Gjithashtu do të kemi edhe reshje të dendura shiu. Nuk përjashtohet mundësia që reshjet e shiut të përcillen edhe me vetëtima dhe bubullimë edhe në Kosovë, ndërsa reshjet më të fuqishme priten nga veriu deri në qendër të Shqipërisë. Reshje të dendura priten edhe në Kosovë të cilat siç thamë më lartë do të shoqërohen me erëra të fuqishme si dhe me mundësi për rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë. Me uljen e temperaturave ato do të shndërrohen në reshje bore. Reshjet e borës do të jenë mjaft të dendura dhe estetike në fillim por gjatë natës intensiteti i tyre do të vijë duke u ulur gradualisht. Reshje të herëpashershme bore priten edhe gjatë ditës së nesërme në Kosovë./Meteoballkan

Close