Çfarë moti na pret sot?

Çfarë moti na pret sot?

Çfarë moti na pret sot?

Pas kalimit të ciklonit tani ajri i ftohtë dhe i thatë do të mbizotërojë mbi rajonin tonë.

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ftohtë, me intervale kohore me diell. Por dielli nuk do të nxejë aq sepse do të jetë "diell me dhëmbë" siç njihet në gjuhën popullore. Do të kemi erëra të ftohta veriore.

Ngjashëm do të jetë në tërë rajonin si në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi. Pra, mot i ftohtë dhe kryesisht i thatë me intervale të gjata kohore me diell por me erëra të ftohta veriore dhe lindore.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të hënën dhe të martën me mundësi për ngritje shumë të lehta të temperaturave./Meteoballkan

Close