Edhe sonte tepër ftohtë!

Edhe sonte tepër ftohtë!

Edhe sonte tepër ftohtë!

Temperaturat Siberike edhe sonte do të mbizotërojnë në tërë rajonin tonë. Temperaturat minimale në Kosovë do të sillen nga minus 5 deri minus 10 nëpër ultësira, kurse deri në minus 16 gradë celsius do të shkojë minimalja nëpër viset më të larta malore.

Ngjasheëm do të jetë edhe në Maqedoninë Veriore, Shqipëri dhe Mal të Zi, pra me temperatura minimale deri në minus 16 gradë celsius në viset më të larta malore. Vetëm në bregdet të Shqipërisë dhe Malit të Zi do të jetë pak më nxehtë. Mjaft i ftohtë do të jetë edhe mëngjesi i nesërm , kurse gjatë ditës në Kosovë temperaturat mund të arrijnë nga minus 2 deri në 2 gradë celsius maksimalja. Në Maqedoni deri në 4 gradë celsius, kurse në Shqipëri deri në 10 gradë celsius.

Ishin këto temperaturat për sonte dhe nesër nga modeli Amerikan GFS./Meteoballkan.

Close