Super tajfuni Wutip: Tajfuni më i fuqishëm i shkurtit në Paqësorin Perëndimor

Super tajfuni Wutip: Tajfuni më i fuqishëm i shkurtit në Paqësorin Perëndimor

Super tajfuni Wutip: Tajfuni më i fuqishëm i shkurtit në Paqësorin Perëndimor

Super tajfuni Wutip, gjatë të shtunës më 23 shkurt mbi Paqësorin Perëndimor, është forcuar në mënyrë të qëndrueshme dhe u bë tajfun i kategorisë së katërt me erëra që arritën shpejtësinë prej 249 km / h, gjë që e vendos atë në kufi të kategorisë së katërt dhe të pestë (kategorisë më të fuqishme). Presioni i tajfunit u lëshua në 925 mb.

Kështu Wutip u bë tajfuni më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë mbi Paqësorin perëndimor dhe sistemi më i fortë tropikal i regjistruar ndonjëherë në shkurt në veri të Ekuatorit.

Që nga mesi i shekullit të njëzetë (që nga ekzistimi të dhënave të besueshme), në Paqësor, në janar dhe shkurt, vetëm shtatë tajfune u formuan në kategorinë e katërt ose të pestë të forcës. Wutip është i dyti në fuqi (për janar dhe shkurt) së bashku me super tajfunin Rose nga janari i vitit 1957. Tajfuni më i fortë i formuar në dy muajt e parë të vitit mbi Paqësorin Perëndimor mbetet super tajfuni Ophelia nga janari 1958 ( me rëra me një shpejtësi konstante prej 257 km / h). Deri më sot, tajfuni më i fortë u i regjistruar në shkurt mbetet tajfuni Higos i vitit 2015 (241 km / h).

Wutip në 24 orët e fundit është përforcuar nga tajfuni i kategorisë së tretë me erëra prej 193 km / h në kategorinë e katërt (249 km / h). Pamjet e fundit satelitore tregojnë se Wutip ka gjasa të arrijë pikun e saj dhe ka shumë të ngjarë të mos arrijë në kategorinë e pestë të fuqisë.

Tajfuni dje më së afërti ishte rreth ishujve Guam. Qendra e tajfunit është rreth 290 km nga Guam, dhe ky ishull ka ndjerë vetëm ndikimin buzë tajfunit. U maten erërat prej  63 km / h, me një ndikim deri në 90 km / h. Kishte një reshje shiu prej 125 deri në 300 litra shi në ishull.

Close