Greqia përfshihet nga një valë e të ftohtit polar

Greqia përfshihet nga një valë e të ftohtit polar

Greqia përfshihet nga një valë e të ftohtit polar

Greqia u godit të dielën nga moti ekstrem shoqëruar me erëra të forta, me ndërprerjen e lidhjeve detare, vonesa në trafikun ajror dhe bllokim të rrugëve për shkak të rrëzimit të pemëve në rajonin e Athinës, njoftuan forcat zjarrfikëse.

Ndërprerje të energjisë elektrike u regjistruan në veri të vendit dhe në periferinë verilindore të Athinës. Në Nea Smyrni, në jug të kryeqytetit, një duzinë automjetesh janë dëmtuar nga rrëzimi i pemëve. Deri në këto momente, forcat zjarrfikëse sigurojnë se nuk ka asnjë të plagosur.

Sipas shërbimeve meteorologjike të vendit, moti i keq do të vijojë deri të martën.

Shpejtësia e erës arriti deri në 140 kilometra në orë, e regjistruar në detin Egje nga Observatori Kombëtare të shtunën në mbrëmje.

Në veri të vendit, reshjet e dendura të dëborës ofronin pamje mbresëlënëse të Selanikut, qytetit të dytë më të madh në vend, i mbuluar nën petkun e dëborës.

Në Thraki në kufirin me Turqinë, temperaturat u regjistruan deri në minus 9 gradë Celsius. /kp

Close