Moti javor - nga e hëna deri në fundjavë

Moti javor - nga e hëna deri në fundjavë

Moti javor – nga e hëna deri në fundjavë

Java që kemi hyrë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe me ulje-ngritje të shpeshta temperaturash. Nesër do të kemi ngirtje të lehta temperaturash por pasnesër një front i dobët i ftohtë ajror do të shkaktojë ulje të sërishme të temperaturave. Gjithashtu, pasnesër ekzistojnë gjasa për reshje të dobëta bore.

Nga e Enjta do të kemi ngirtje të sërishme të temperaturave dhe kjo do të vërehet sidomos të Premtën. Për fundjavë ekzistojnë gjasa që të kemi një vorbullë ciklonike nga Atlantiku e cila do të kushtëzojë reshje atmosferike kryesisht në formë shiu në viset e ulëta dhe bore në viset malore.

Gjithsesi për informacione dhe detaje më të sakta na ndiqni në postimet tona ditore./Meteoballkan

Close