Stuhia shkatërron 200 shtëpi

Stuhia shkatërron 200 shtëpi

Stuhia shkatërron 200 shtëpi

Të paktën 200 shtëpi, 190 rrugë dhe 30 godina biznesi u shkatërruan në mot të stuhishëm që prekën rreth 200 zona në shtetin amerikan të Misisipit, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave Shtetërore.

Vlerësimet e dëmit janë ende në vazhdim në 15 zona të tjera, duke përfshirë Laundes, të prekur nga një tornado që la të vdekur një grua dhe lëndoi 12 njerëz.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik konfirmoi se tornado e dytë goditi zonën Tichoming, ku dëmtoi dy shtëpi, dy ura dhe 22 rrugë.

Zyrtarët në disa zona në shtetin e Kentakiut shpallën gjendje emergjente për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Close