Afrohet fronti i ri i ftohtë ajror!

Afrohet fronti i ri i ftohtë ajror!

Afrohet fronti i ri i ftohtë ajror!

Sonte përsëri do të kemi destabilizim të motit me erëra mesatare dhe të fuqishme veriore, shtim të vranësirave dhe vetëm vende-vende reshje lokale bore. Kjo vjen si pasojë e frontit më të ri të ftohtë ajror që vije nga veriu dhe verilindja e Kontinentit. Edhe nesër do të kemi mot të ftohtë dhe në Kosovë me reshje të dobëta dhe lokale bore. Gjithashtu do të kemi edhe erëra veriore.

Nga pasnesër pritet stabilizim i motit. Kjo është dinamika e muajit Mars kur nganjëherë moti ndryshon sa qel e mbyll sytë, megjithatë ne jemi këtu për tju informuar për çdo të re. Nga e Ejta pra pritet ngritje e temperaturave si pasojë e depërtimit të masave ajrore të nxehta nga Mesdheu. Nxehtë do të jetë sidomos të Premtën, kurse në fundjavë pritet ulje e sërishme e temperaturave, megjithatë reshje atmosferike nuk priten shumë./Meteoballkan

Close