Nga 30 gradë celsius në reshje bore!

Nga 30 gradë celsius në reshje bore!

Nga 30 gradë celsius në reshje bore!

Se cfarë kontrasti të madh temperaturash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar fronti i fuqishëm i ftohtë ajror me origjinë Polare shihet edhe në fotografinë kryesore, ku temperaturat nga plus 30 gradë celsius janë ulur deri në minus gradë celsius, duke u shoqëruar edhe me reshje bore.

Për këtë kemi paralajmëruar në një postim para dy ditësh, por kjo me të vërtetë është një fenomen mjaft interesant meteorologjik. Mund të imagjinoni uljen rapide të temperaturave nga plus 30 deri në 0 gradë celsius se si mund të ndikojë në shëndetin tonë nëse nuk jemi të kujdesshëm, por rajoni ynë nuk ka klimën sikur disa rajone të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila ndryshon në mënyrë kaq drastike.

Kjo stuhi e fuqishme dimërore është njëra ndër shumë stuhitë e fuqishme që goditën Amerikën këtë dimër i cili konsiderohet ndër dimrat më të ashpër të kohëve të fundit./Meteoballkan

Close