Ulen temperaturat, reshje bore në Bosnjë!

Ulen temperaturat, reshje bore në Bosnjë!

Ulen temperaturat, reshje bore në Bosnjë!

Reshje të dendura shiu mbrëmë përsëri përfshinë rajonin tonë duke filluar që nga Shqipëria, pastaj Mali i Zi, Serbia, Bosna dhe Kroacia. Gjatë orëve të natës në Bosnën veriore reshjet e shiu u shndërruan në reshje të dendura bore posaqërisht në viset kodrinore-malore. Reshje bore pati edhe në viset kodrinore-malore të Sllovenisë dhe Kroacisë. Temperaturat e ulëta kanë arritur deri në Bosnjë dhe Hercegovinë por nuk pritet ndonjë acar. Sot gjatë ditës në Kosovë priten reshje shiu, kurse pasdite vende-vende do të ketë zhvillim vranësirash vertikale apo konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Rrebeshe lokale shiu gjatë ditës së sotme priten edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut./Meteoballkan

Close