Reshje më të mëdha në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, më të pakta në Kosovë!

Reshje më të mëdha në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, më të pakta në Kosovë!

Reshje më të mëdha në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, më të pakta në Kosovë!

Atmosfera ende është jostabile sepse ende gjendemi nën ndikimin e fushave ajrore me presion të ulët atmosferik. Gjatë ditës dhe mbrëmjes pritet përsëri të kemi destabilizim të atmosferës, posaqërisht në disa rajone të Shqipërisë dhe Maqedoninë së Veriut. Edhe në Kosovë nuk do të jetë tërësisht thatë. Vende-vende priten riga apo rrebeshe shiu, të cilat do të jenë të karakterit lokal, por më shumë reshje priten në Shqipëri dhe Maqedoni.

Edhe në Shqipëri dhe Maqedoni reshjet do të jenë të karakterit lokal, por do të jenë më intensive, ku vende-vende do të ketë rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe nesër mot i ngjashëm me rrebeshe të fuqishme lokale shiu, posaqërisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa pjesërisht edhe në Kosovë. Thënë në përgjithësi edhe dy ose tre ditë në tërë rajonin pritet të kemi mot mjaft jostabil, vende - vende me reshje dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, por disa rajone do të mbesin pa reshje sidomos në Kosovë, sepse reshjet do të jenë mjaft të lokalizuara. Nga mesjava pritet stabilizim i pjesshëm i motit, me ngirtje të temperaturave ditore, por me ulje të temperaturave gjatë natës. Reshjet do të vijnë duke u rralluar./Meteoballkan

Close