Gjendja sinoptike!

Gjendja sinoptike!

Gjendja sinoptike!

Rajoni ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po na sjellin shumë vranësira dhe në shumë rajone edhe reshje atmosferike. Në Kosovë ka më së pakti reshje atmosferike në krahasim me pjesët tjera të rajonit.

Sot gjatë ditës pritet të kemi mot të vranët, me ndonjë interval kohor me diell. Rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë priten në Shqipëri dhe pjesë të Maqedonisë Veriore. Riga lokale shiu priten edhe në Kosovë, ndërsa gjasat më të mëdha janë në jug dhe perëndim të Kosovës. Edhe rajonet tjera nuk përjashtohen nga mundësia për ndonjë rigë apo rrebesh eventual shiu. Në Shqipëri priten shtrëngata gjatë ditës dhe vende-vende do të ketë edhe breshër. Ngjashëm do të jetë edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe në Mal të Zi.

Nesër në tërë rajonin priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë duke përfshirë edhe Kosovën. Nga dita e martë gradualisht do të hymë nën ndikimin e anticiklonit të fuqishëm me qendër në Skandinavi, kurse fushat ajrore ciklonike do të dobësohen dukshëm. Si rezultat reshjet atmosferike do të rrallohen dukshëm në tërë rajonin por ende do të mbesim nën ndikimin e rrymimeve ajrore nga verilindja e Kontinentit dhe për këtë arsye do të jetë freskët posaqërisht gjatë netëve por edhe ditën.

Close