Mot i ndryshueshëm - diell dhe vranësira

Mot i ndryshueshëm - diell dhe vranësira

Mot i ndryshueshëm – diell dhe vranësira

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në disa rajone ka mundësi që të ketë riga lokale shiu.

Në Shqipëri  do të mbajë mot mjaft jostabil. Me zhvillim të vranësirave gjatë ditës dhe rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe lokalisht edhe breshër. Shtrëngatat do të jenë të karakterit lokal por mund të sjellin rrebeshe mjaft të fuqishme.

Edhe në Maqedoninë e Veriut  mot jostabil, me intervale kohore me diell dhe gjatë ditës me zhvillim të vranësirave të cilat do të sjellin reshje edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të hënën në tërë rajonin mot jostabil me intervale kohore me diell por edhe me zhvillim vranësirash të cilat lokalisht do të sjellin rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga dita e martë rrebeshet e shiut do të fillojnë të rrallohen edhe në Shqipëri, por ende do të jenë prezente lokalisht. Në viset tjera mot kryesisht me vranësira kalimtare dhe vetëm aty-këtu me ndonjë rigë të dobët shiu./Meteoballkan

Close