Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.04.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.04.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.04.2019.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shumta dhe herë pas here edhe me riga lokale shiu. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe breshër.

Në Shqipëri edhe nesër do të mbajë mot mjaft jostabil, ku gjatë ditës pritet të ketë zhvillim vranësirash të cilat do të gjenerojnë rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset më të larta malore do të ketë reshje bore, kurse në vendet ku do të ketë shtrëngata mund të ketë edhe breshër.

Mot mjaft jostabil nesër do të mbajë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Herë pas here dhe vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të martën në tërë rajonin do të kemi intervale më të gjata kohore me diell, por do të kemi edhe zhvillim vranësirash. Reshjet do të jenë më të rralla dhe më të dobëta. Në shumë pjesë të rajonit nuk do të ketë reshje fare. Si pasojë e rrymimeve të ftohta ajrore netëve të ardhshme ka rrezikshmëri të lartë që të ketë edhe ngrica të dobëta posaqërisht në rajonet mbi 700 metra lartësi mbidetare. Ngricat do të jenë rrezik potencial nëse do të ketë kthjellim të tërësishëm të motit gjatë natës dhe nuk do të ketë erë. Të mërkurën pritet që shirat të pushojnë në tërë rajonin tonë, megjithatë do të mbetet mot i freskët dhe i ftohtë, posaqërisht gjatë natës./Meteoballkan

Close