Javë me mot mjaft të ndryshueshëm!

Javë me mot mjaft të ndryshueshëm!

Javë me mot mjaft të ndryshueshëm!

Edhe kjo javë që hymë do të karakterizohet me mot mjaft të ndryshueshëm dhe të freskët me reshjte të herëpashershme shiu, vende-vende edhe me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër pritet të kemi mot të freskët, me vranësira dhe riga lokale kryesisht të dobëta shiu, kurse të mërkurën në tërë rajonin mot kryesisht i thatë dhe pa reshje atmosferike por mjaft i freskët.

Të enjtën pritet destabilizim i ri i atmosferës me reshje lokale shiu, si në Kosovë po ashtu edhe në pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë si dhe mundësi edhe për breshër. Të Premtën pritet mot kryesisht jostabil dhe me riga lokale shiu. Reshjet do të jenë më të paskta dhe më të rralla se ditën e enjte.

Nga fundjava pritet stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave.

Në fund të theksojmë se netët gjatë kësaj jave do të jenë të ftohta dhe në viset kodrinore-malore ekziston potencial për ngrica gjatë netëve të ardhshme, nëse ka kthjelltësi dhe mungesë të erërave. Rajonet mbi 700 metra lartësi mbidetare mund të preken nga ngrica të dobëta, por të shpresojmë që edhe kësaj radhe të ketë vranësira dhe të mos kemi dëme në kulturat bujqësore dhe pemëtari./Meteoballkan

Close