Ngordh breshka e rrallë, mbeten vetëm tri të tilla në botë

Ngordh breshka e rrallë, mbeten vetëm tri të tilla në botë

Ngordh breshka e rrallë, mbeten vetëm tri të tilla në botë

Një nga breshkat më të rralla një Yangtze gjigante ka ngordhur në Kinë duke çuar vetëm në tre numrin e këtyre specieve të mbijetuara. Breshka e gjinisë femërore ngordhi në kopshtin zoologjik “Suzhou” në jug të Kinës.

Ndonëse ekspertët janë përpjekur t’a mbajnë në jetë krijesën, e cila ishte më shumë se 90-vjeçare rezultoi e padobishme.

Ata u përpoqën të pllenojnë artificialisht krijesën disa orë para se të vdiste.  Ndonëse  u shprehën se nuk kishte  komplikime gjatë operacionit, gjendja e saj u përkeqësua të nesërmen. Ekspertët kanë nisur të hetojnë për shkakun e ngordhjes së breshkës.

Kjo lloj specie ka vuajtur prej kohësh nga gjuetia e paautorizuar si dhe prishja e ambientit ku kanë jetuar. Një specie e gjinisë mashkullore, që mendohet të jetë më shumë se 100-vjeçare është lënë në këtë kopsht zoologjik kinez, ndërkohë dy të tjerat janë lënë në Vietnam./Opinion.al

Close