Gjendja momentale sinoptike!

Gjendja momentale sinoptike!

Gjendja momentale sinoptike!

Në shumë pjesë të rajonit kemi stabilizim të kushteve sinoptike, si pasojë e depërtimit të masave ajrore anticiklonike të cilat shkaktojnë ndërprerjen e të reshurave atmosferike dhe largimin e vranësirave, megjithatë ende kemi jostabilitete lokale dhe vranësira posaqërisht në juglindje të Shqipërisë ku për momentin ka edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në pjesët tjera ka vranësira por të cilat nuk sjellin reshje atmosferike me ndonjë përjashtim të vogël.

Sot moti është stabilizuar edhe në rajon si në Kroaci, Bosnjë dhe Serbi ku ka shumë rreze dielli, megjithatë ky stabilizim moti do të jetë afatshkurtër sepse që nga nesër në mbrëmje dhe gjatë natës në drejtim të rajonit tonë do të vije një masë ajrore jostabile nga verilindja e Kontinentit. Në këtë mënyrë të enjtën priten riga lokale shiu në Kosovë, pjesë të Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse dhe poashtu nuk do të jenë të dendura.

Nga e Premta do të kemi stabilizim gradual të motit me ngirtje graduale të temperaturave dhe me më shumë rreze dielli, edhe pse nuk do të mungojnë as vranësirat dhe lokalisht edhe rigat e shiut kryesisht në viset kodrinore-malore./Meteoballkan

Close