Të enjtën masa të reja ajrore jostabile nga verilindja!

Të enjtën masa të reja ajrore jostabile nga verilindja!

Të enjtën masa të reja ajrore jostabile nga verilindja!

Kjo javë siç ka filluar ashtu edhe do të vazhdojë me mot jostabil dhe të ndryshueshëm dhe vende-vende edhe me reshje dhe rrebeshe shiu. Nesër (më përjashtim të disa rajoneve në qendër të Shqipërisë ku priten rrebeshe lokale shiu) do të ketë pauzë sa iu përket reshjeve atmosferike edhe pse nuk përjashtohen riga të dobëta të izoluara shiu, por nga mbrëmja dhe ditën e enjte do të kemi depërtimin e masave të reja të freskëta dhe jostabile nga verilindja e Kontinentit të Vjetër.

Të enjtën priten riga lokale shiu dhe vranësira në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës, pjesë të Maqedonisë dhe disa pjesë të Shqipërisë. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nga e premta do të ketë tendenca të stabilizimit gradual të motit.

Gjatë fundjavës do të kemi fuqizimin e masave ajrore anticiklonike mbi rajonin tonë dhe si pasojë mund të kemi depërtimin e masave ajrore pak më të nxehta dhe stabile. Në këtë mënyrë sipas ecurive aktuale sinoptike na pret një fundjavë me mot më stabil, më të nxehtë dhe me fillimin eventual të erërave jugore të cilat edhe do të shkaktojnë ngritjen graduale të temperaturave./Meteoballkan

Close